Milionerit Ramiz Kelmendi ‘i humbin 10 euro’ derisa flet për 100 eurot e grevistëve - NACIONALE

Milionerit Ramiz Kelmendi ‘i humbin 10 euro’ derisa flet për 100 eurot e grevistëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Afaristi i mirënjohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka bërë një propozim për zgjidhje të përplasjeve mes grevistëve në arsim dhe Qeverisë së Kosovës. Por, në propozim ka bërë gabim elementar në mbledhje.

Kelmendi ka kërkuar që të gjendet “mesi i artë” mes shumës së kërkuar nga sindikalistët (100 euro) dhe shumës së ofruar nga Qeveria (50 euro).

Megjithëse mesi i këtyre dy shumave është 75 euro, ai pretendon se ky mes në fakt është 85 euro.

“Një mes i artë prej 85.00 eurosh duhet të hapte rrugën e bashkëbisedimit të mëpastajm mes palëve dhe arsyetimit të vlerave tjera.” – ka thënë afaristi, që kishte qenë edhe deputet.

Sidoqoftë, ai ka respektuar kërkesat e punëtorëve të arsimit duke deklaruar se këta “nuk duhet të kenë edhe punë dytësore për mbijetesë” gjë që potencialisht mund të ndikonte në uljen e cilësisë në arsim.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme