Kurti pas vendimit për viza: Dëshmi e progresit drejt BE-së - NACIONALE

Kurti pas vendimit për viza: Dëshmi e progresit drejt BE-së

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit për viza.

Përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", Kurti tha se kjo është dëshmia më e mirë që vendi po shënon hapa para drejt BE-së, pikërisht në ditën e aplikimit.

Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024 – konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, shkroi kryeministri Kurti në Twitter.

Lajme të ngjashme