Kryeziu: Një veprim jopolitik, i trashë dhe i pakuptimtë mostakimi i Abdixhikut me presidentin e Shqipërisë
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës [KDI], Ismet Kryeziu ka thënë se refuzimi i LDK-së për të takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, është veprim “jopolitik, jashtëzakonisht i trashë dhe i pakuptimtë”
Kryeziu ngreh pikëpytje se veprimi i LDK-së është i ndikuar rastësisht ose qëllimshëm nga veprimi i PD-së, të cilët bojkotuan zgjedhjen e Begajt për president.
Më tej, ai thotë se veprimet politike të LDK-së kanë përshtypje më shumë si veprime të një dege të LDK-së dhe jo të LDK-së si parti.
Shkrimi i plotë i z. Kryeziu:
Nëse LDK-së i mungonte vullneti politik për t'u takuar me presidentin e Shqipërisë, dhe kjo rastësisht apo qëllimisht është e ndikuar nga veprimi i PD-së, të cilët e bojkotuan zgjedhjen e Bajram Begajt për president të Shqipërisë?!
Atëherë, s'ke si e trajton ndryshe përveçse një veprim jopolitik, jashtëzakonisht i trashë dhe i pakuptimtë. LDK-së, do t'i duhej një qasje shumë më përmbajtësore në të bërit politik, e sidomos në politikat e jashtme. Kështu me këso veprime politike, më shumë po të jepë përshtypjen se kjo mundë të jetë një degë e LDK-së dhe jo LDK -ja si parti.
