Krasniqi: Ka kryetarë komunash veriore që frikësohen ta takojnë ndonjë ministër të Qeverisë së Kosovës - NACIONALE

Krasniqi: Ka kryetarë komunash veriore që frikësohen ta takojnë ndonjë ministër të Qeverisë së Kosovës

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka folur rreth vizitave zyrtare në komunat veriore.

Ai tregoi edhe një problem në të cilin hasin vazhdimisht, e ka të bëjë me faktin se kryetarët e këtyre komunave frikësohen të takohen me zyrtarë të lartë të qeverisë.

Kjo i ka rastisur edhe vet Krasniqit, që pohoi se asnjëherë nuk shkon pa i lajmëruar.

“Unë nuk shkoj asnjëherë pa lajmëruar edhe kryetarin që unë do të jem në veri, por shpeshherë ata thërrasin në telefon dhe thonë që – unë jam shumë në gjendje të vij të ju takoj në zyrë në Prishtinë, por këtu e kam pak telashe të ju takoj”, ka thënë ai në RTV Dukagjin.

Lajme të ngjashme