Kosovari 33-vjeçar plagoset me armë zjarri në Mynih, policia në kërkim të dy personave - NACIONALE

Kosovari 33-vjeçar plagoset me armë zjarri në Mynih, policia në kërkim të dy personave

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një 33-vjeçar me shtetësi të Kosovës është plagosur rëndë me armë zjarri të martën mbrëma në Mynih të Gjermanisë.

Sipas Policisë së Mynihut, incidenti ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 21:45, në kryqëzimin e rrugëve Neuherbergstraße dhe Schleißheimer Straße, në zonën Am Hart, ka bërë të ditur Policia e Mynihut.

Për arsye ende të panjohura, kosovari është përfshirë në një përleshje me dy burra. Gjatë konfliktit është përdorur një armë zjarri, me ç'rast 33-vjeçari është qëlluar në pjesën e sipërme të trupit dhe është plagosur rëndë.

Ai arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të lajmëronte policinë. Më pas u dërgua me urgjencë në spital, ku gjatë natës iu nënshtrua një operacioni. Sipas policisë, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Dy personat e dyshuar, të moshës rreth 20 deri në 30 vjeç, janë ende në arrati.

Policia e Mynihut po e heton rastin si tentativë vrasjeje dhe ka kërkuar ndihmën e dëshmitarëve.

Lajme të ngjashme