Kapet kosovari që kishte hyrë ilegalisht e punonte pa letra në Zvicër, dëbohet
Me 4 qershor hyri në Zvicër nga Italia.
Në një komunikatë të autoriteteve të Kantonit të Zugut, është kapur duke punuar në ndërtimtari.
Siç shkruan albinfo.ch, i njëjti është deportuar në Kosovë të premten e kaluar (1 korrik 2022).
Ndalimi i hyrjes për Zvicrën dhe vendet e Shengenit është zgjatur edhe për dy vjet, deri në fund të korrikut të vitit 2026.
Poashtu, punëdhënësi i tij është përgjegjës dhe do të paguajë gjobat konform dispozizave ligjore.
