Ia jep 18 ari, i merr 17 hektarë: Shqiptari këmben tokë me Komunën e Graçanicës - NACIONALE

Ia jep 18 ari, i merr 17 hektarë: Shqiptari këmben tokë me Komunën e Graçanicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi Komunal i Graçanicës miratoi të mërkurën një “vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës”. Sipas raportimit “Kossev”, Komuna e Graçanicës ka vendosur t’i japë 17 hektarë tokë shqiptarit Rexhi Shoshi, në këmbim të një toke prej 18 ari.

Vendimi është marrë me propozim të kryetares së Graçanicës, Liliana Subariq teksa është kritikuar nga ish-kryetari i Graçanicës, Branimir Stojanoviq dhe persona të tjerë.

Propozohet që një pjesë e parcelës kadastrale në Graçanicë në pronësi të Komunës së Graçanicës të këmbëhet me patundshmëri në Ravnishtë në Çagllavicë, që është shpallur parcelë me interes publik”, tha drejtori i Departamentit për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Aleksandar Gjekiq.

Nuk është bërë e qartë pse 18 ari pronë në Çagllavicë është shpallur pronë me interes publik.

Lajme të ngjashme