Matoshi: Veç nji mbetje primitive e sheh si fitore të qeverisë pezullimin e grevës nga SBAShK-u - NACIONALE

Matoshi: Veç nji mbetje primitive e sheh si fitore të qeverisë pezullimin e grevës nga SBAShK-u

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i zhvillimeve politike, Halil Matoshi, e ka parë si akt patriotik kërkesën për pezullimin e grevës nga ana e SBAShK-ut.

Matoshi ka thënë se kushdo që e sheh si humbje të SBAShK-ut dhe fitore të pushtetit është veç “nji mbetje primitive dhe element kundërshoqor e kundërshtetnor”.

Ai ka reguar edhe depuetit të VV-së, Dimal Bash që tha se Kurti persona si Rrahman Jasharaj ‘i palon’, duke thënë kështu:

Nëse pushteti (si bartës i dhunës legjitime) “ia palon” qytetarit, sindikalistit ose mësuesve nuk flet asgja për këto subjekte, por për karakterin e vet pushtetit.

Shkrimi i plotë i tij:

SBAShK-u asht në të drejtën e vet - pezullimi i grevës asht akt patriotik!

Pezullimi i grevës deri në janar 2023 dhe nisja e mësimit më tre tetor (tue i lanë hapësinë Qeverisë për reflektim në dialogun social) asht lajm shumë i mirë që vjen nga SBAShK dhe sprovë për pushtetin.

Kushdo që nga tabori qeveritar e sheh këtë akt t të vullnetit të mirë të Sindikatave, si thyemje të grevës e fitore të pushtetit, asht veç nji mbetje primitive dhe element kundërshoqor e kundërshtetnor!

Nëse pushteti (si bartës i dhunës legjitime) “ia palon” qytetarit, sindikalistit ose mësuesve nuk flet asgja për këto subjekte, por për karakterin e vet pushtetit.

Triumfalizmi flet për vetitë egërshane dhe dhunshme të eksponentëve të pushtetit dhe vet pushtetit!

Sëkëndejmi lëshimi pe i grevistave në çashtje që prekin interesin e fëmijëve asht patriotizëm!

Shteti asht në potez dhe ka shans të tregojë se asht në nivel të detyrës, pra funksional e jo bllokues i sistemit!

Sindikatat kanë të drejtë!

Pezullone grevën e mos bini pre e nënvetëdijes së shtresëzueme primitive të elementëve aksidentalë në pushtet!

Lajme të ngjashme