I sulmon fizikisht dy viktima, i kanos me armë më pas ua djeg dhomën: Policia arreston një person në Fushë Kosovë - NACIONALE

I sulmon fizikisht dy viktima, i kanos me armë më pas ua djeg dhomën: Policia arreston një person në Fushë Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në fshatin Miradi e Epërme në Klinë.

Një i dyshuar i ka kanosur dy viktima me armë, e më pas ua ka djegur dhomën e shtëpisë.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një marrëveshje i ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar/e, i njëjti dyshohet se i ka kanosur edhe me armë zjarri, po ashtu i njëjti duke hedhur derivate, i ka dhënë zjarrin në njërës nga dhomat në shtëpinë e tyre (dyshohet se armën pistoletë e ka hedhur në zjarr). Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme