I burgosuri që dyshohet se u vetëvra në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është daja i reperëve Getinjo dhe Mozzik
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.
Njëri prej të burgosurve është gjetur i vdekur në dhomën e tij.
Siç shkruan Sinjali, viktima është 42-vjeçari Burim Hetemi. Hetemi ishte në vuajtje e sipër të dënimit.
Mediumi respektiv gjithashtu mëson se i ndjeri u var me litar, ndërsa tutje shkruan për të afërmit e tij, duke thënë se është daja i reperëve kosovarë, Mozzik dhe Getinjo.
“O dajë krejt mi ke mësu, veç qysh me ia bë pa ty harrove me më msu. Shpirtin na kalle o daja ma i mirë”, ka shkruar Mozzik.

