Hyn në fuqi vendimi për reciprocitetin - NACIONALE

Hyn në fuqi vendimi për reciprocitetin

3 javë më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Tashmë u bënë 30 ditë nga shtyrja e fundit e fillimit të zbatimit të reciprocitet, për të cilin Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në mbledhjen e 85 të datës 29 qershor.

“1. Të gjithë pronarëve të mjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”,“DA” apo “DA” nga 10 gershori i vitit 1999 deri më 21 prill 2022, ia mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS", si dhe:

"2. Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë”, ishin dy vendimet e ekzekutivit", ishin dy vendimet e mbledhjes së apostrofuar.

I njëjti parashihej të fillojë të zbatohej një muaj më parë, por për shkak të zhvillimeve të 31 korrikut, respektivisht vendosjes së barrikadave nga strukturat paralale dhe kërkesës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shtye.

Përgjatë kësaj kohe, palët, kosovare e ajo serbe u ftuan në Bruksel, për të gjetur një marrëveshje, që sipas emisarëve Lajçak e Escobar kishte për synim stabilitetin e sigurisë në rajon.

Më 18 gusht s’kishte marrëveshje, por që palët vazhduan diskutimet dhe katër ditë më parë (27 gusht), përmes një njoftimi të Josep Borrell, shef i politikës së jashtme të BE-së, u mësua se shtetet veçse kishin akord.

“Kemi një marrëveshje. Sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit serbë të ID-së”, shkroi ndër të tjerash spanjolli në Twitter.

Kjo do të thotë se, nga ora 00:01 e së enjtes, do të fillojë së zbatuari kjo marrëveshje, që sipas ministrit Sveçla, nëse nuk do të respektohet nga Serbia, atëherë Kosova do të marrë masa, duke lëshuar fletë hyrje-daljet.

“Këtu është vetëm një opsion, por normalisht do të ketë reagim nga ana jonë nëse ai opsion nuk vëhet në funksion. Dmth largimi i këtyre fletë hyrjeve daljeve, sipas informative që kemi dhe duke pasur parasysh edhe vendosjen e këtyre panove, në orën 24:00, Serbia do t’i ndërpresë lëshimin e këtyre fletë hyrjeve daljeve. Nëse ajo nuk i ndërpret, natyrisht që ne jemi të gatshëm të vendosim flet hyrje dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë”, tha ai në RTK.

Lajme të ngjashme