Haradinaj: Thirrjet për Kurtin nuk janë të një oponenti politik, por të një qytetari të shqetësuar - NACIONALE

Haradinaj: Thirrjet për Kurtin nuk janë të një oponenti politik, por të një qytetari të shqetësuar

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Pak çaste më parë, Nacionale raportoi për thirrjen e fortë të Haradinajt për kryeministrin Kurti, e që kishte të bënte me problemet në përgjithësi dhe atë të moslëshimit të pagave në veçanti.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", i pari i AAK-së kërkoi llogari nga Albin Kurti, ndërsa si kryetitull kishte vënë frazën: "Ndalu sa s'të kanë ndalë o Albin Kurti".

Ndërkaq, në po të njëjtin postim, kësaj radhe përmes një komenti, ish-kryeministri i vendit duke iu drejtuar ndjekësve të tij tha se këto thirrje nuk janë të një oponenti politik, por të një qytetari të shqetësuar me gjendjen në vend.

Lajme të ngjashme