Haradinaj për policët e rinj serbë: Presionet dhe kërcënimet ndaj tyre janë përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin - NACIONALE

Haradinaj për policët e rinj serbë: Presionet dhe kërcënimet ndaj tyre janë përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi zyrtarëve policorë serbë të Policisë së Kosovës po u bëhet presion dhe po kërcënohen për shkak që kanë pranuar të veshin uniformën e Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se këto presione e kërcënime janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar shtensionimin dhe qetësimin e situatës.

Pjesëtarët e komuniteteve pakicë, përfshirë këtu edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre qytetare.” – ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Presionet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në veri, që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin dhe qetësimin e situatës.

Pjesëtarët e komuniteteve pakicë, përfshirë këtu edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre qytetare.

Qytetarët serbë dhe çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës!

Lajme të ngjashme