Haki Abazi kërkon përplasje ideologjike në Kuvend: Mimoza Kusari po u jep fjalën deputetëve të “linjës së saj”
Deputeti Abazi ishte mjaft i ashpër edhe në lidhje me debatet shterpe parlamentare, duke kërkuar më shumë përplasje ideologjike.
“Shumë shpesh këto nuk ndodhin sepse zhurma është më e madhe,” – tha z. Abazi.
Ai u pyet se kush ka faj për këtë çështje, meqë Vetëvendosje ka Grupin Parlamentar.
“Mua më dhemb shumë kur e di që kemi kolegë që në kohën kur diskutojmë ne, ata kanë ide.”
Ai përmendi edhe kritikën se 90% e deputetëve janë analfabetë.
Në anën tjetër, u shpreh edhe se shefja e Grupit Parlamentar Mimoza Kusari u jepte fjalën kryesisht deputetëve të (sic.) “linjës së saj” dhe të cilët nuk ishin të përgatitur.
Ai tha se kishte bërë kërkesë për një komision hetimor për ShIK-un dhe një tjetër për privatizimet por nuk kishte marrë përgjigje.
Deputeti Abazi u pyet edhe nëse prapa Mimoza Kusarit qëndronte kryeministri Kurti.

