Nervozohet pak Kusari- Lila: Procesi i grevës skajshmërisht është politizuar
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se procesi i grevës është politizuar skajshmërisht shumë.
Sipas saj, Sindikatat nuk janë të kënaqura me asnjë nga gjërat, të cilat ia ka ofruar Qeveria.
“Fatkeqësisht tema që po e bisedojmë, do të duhej të ishte e mbyllur sot. Dialogu ka qenë sistematik. Gjatë gjithë kohës ministrja e Arsimit e ka të dokumentuar takimin me sindikalistët. Kryeministri bashkë me ministrin e Financave dhe të Arsimit i kanë takuar para se të fillonte mësimi. Por asnjë kërkesë nuk ishte e përfillshme. Procesi skajshmërisht është politizuar”, tha Kusari Lila.