Abazi i VV-së: Nuk mund të themi që për 20 vjet ka qenë gjithçka keq
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka qenë i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjin.
Ai ka folur edhe për videot e Vetëvendosjes, por pa e thënë qartazi qëndrimin e tij.
“Nëse themi që gjithçka ka qenë gjatë këtij 20 vjeçari ka qenë keq – e që s’është e vërtetë, edhe pse rezultatet kanë qenë minimale. Kjo nuk ma merr menja që duhet ta konsumojë hapësirën tonë...” - u shpreh z. Abazi, pa arritur ta mbaronte fjalën e tij.
“Unë nuk mendoj që reduktohet qeverisja në dy video... mund të kemi mendime të ndryshme për format e komunikimit...” – vazhdoi fjalën e tij ai.
“Mbi të gjitha kjo (videot) do të duhej të ishte thirrje për Prokurorinë që të pastronte çështjet,” – tha në fund, duke nxitur reagimin e panelistëve në studio.
Kujtojmë se Abazi ka qenë skeptik në lidhje me Qeverinë në disa statuse në Facebook.
