Shpërthen Haki Abazi, e akuzon Mimoza Kusari-Lilën dhe flet për pakënaqësitë e tij në VV
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka shpërthyer në kritika ndaj partisë së tij. Ai më së shumti e ka kritikuar shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilën.
Ka thënë se Kusari-Lila as nuk është anëtare e VV-së e, në anën tjetër, e ka pozitën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
“Strategjia për eneregjinë nuk është në linjë me atë që kërkohet. Është e ngjashme me atë që ka qenë tash e 20 vjet, dhe e dimë ku na kanë çuar ato strategji”, ka thënë Abazi në konferencën e sotme, transmeton Nacionale.
“Janë dy probleme kryesore: ndarja se si bëhet nëpër komisione që shumica e deputetëve vendosen në pika të ndryshme. Kemi kryesues të grupit parlamentar një njeri që nuk vjen nga grupi ynë parlamentar. Deputeti nuk është makineri votuese, që vetëm e ngre dorën për të votuar”, ka thënë Haki Abazi.
“E kam adresuar edhe në instancat e partisë. E premtja është fundi i javës, ka material për të cilat mund të bisedojmë bashkë. Nuk jam duke dalë prej Vetëvendosjes. Proceset e rëndësishme janë kryer brenda VV-së, por domosdoshmëria e hapjes së debatit përtej diskutimeve të brendshme. Nuk ka vullnet te kryesuesja e grupit parlamentar për minutat e mbledhjeve”, theksoi Haki Abazi.
“Unë kam inicuar Komisioni Parlamentar për hetimin ndaj ShIK-ut, Komisionin për Privatizim. Kam dhënë dorëheqje nga Komisioni për Energji, sepse më është pamundësuar ta kryej rolin tim. Këto janë të mjaftueshme, besoj, për të qenë i sinqertë me votuesin tim. Nuk mund të jem spektaktor, kur debati nuk i përfshin dhe nuk ka përgjigje për temat që nuk mbeten pezull”, theksoi Haki Abazi.