Gazetari pro-VV që e quajti Kurtin "engjull": Kosova Republikë, 100% reciprocitet
Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar për marrëveshjen që u arrit sot me Serbinë, në lidhje me letërnjoftimet.
Mekuli ka thënë se “antiamerikani, komunisti, majtisti, ekstremisti, enveristi, nacionalisti, popullisti, nxitësi i luftës, i vendosi Serbisë 100% reciprocitet.
"100% reciprocitet!
Antiamerikani, komunisti, majtisti, ekstremisti, enveristi, socialisti, nacionalisti, popullisti, nxitësi i luftës...e shumë "ista" tjerë.
Ju në greva, apo jo? Dilni, dilni...!
Kosova Republikë!", është postimi i tij.
Kujtojmë se sot përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se është arritur marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrje-daljes.
“Kemi një marrëveshje. Sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit serbë të ID-së””, ka shkrua ai. /Nacionale/