Serbia më në fund pranon dokumentet e Republikës së Kosovës - NACIONALE

Serbia më në fund pranon dokumentet e Republikës së Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Serbia, pas një presioni ndërkombëtarë, më në fund u pajtuar në vetëm një nga shumë padrejtësitë që Serbia vazhdon t'u bëjë qytetarëve të shtetit të Kosovës.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter bëri të ditur marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.

Ai tha se Serbia ka pranuar të shfuqizojë dokumentet e hyrje-daljes.

“Kemi një marrëveshje. Sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit serbë të ID-së””, ka shkrua ai.

Kjo marrëveshje vjen pas një situate me tensione të larta mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo do të thotë se masat reciproke(të mos njohjes) të shpallura nga kryeministri Albin Kurti sipas të gjitha gjasave nuk do të zbatohen.

E i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikë për përfshirjen e tyre duke ndihmuar në heqjen e dokumenteve të hyrjes dhe daljes pasi Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje.

“Falënderoj DASH, Gabriel Escobar dhe diplomacinë e SHBA-së për përfshirjen e tyre të fuqishme në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak.

Lajme të ngjashme