"Serbia heq dorë dhe njeh Kosovën" - GazetaBlic siguron disa prej pikave të dokumentit franko-gjerman
Vazhdojnë edhe më tutje diskutimet rreth dokumentit franko-gjerman.
Para pak çastesh, GazetaBlic përmes një lajmi të thirrur në burimet e saj shkroi se njëra nga pikat e dokumentit gjegjës është edhe njohja.
Thuhet se këtu mbështeten edhe përfaqësuesit kosovarë që janë pro një marrëveshjeje të tillë.
Tutje, mediumi respektiv thotë se dokumenti në fjalë nuk është i pafavorshëm për Kosovën. Megjithatë, ekziston një lloj frike te pala jonë për shkak të Asociacionit.
Për të parë pikat e plota të marrëveshjes së pretenduar klikoni KËTU.
Përmendim faktin se Nacionale nuk ka arritur të konfirmojë një pikë të tillë, apo dokumentin në tërësi, teksa kujtojmë se javë më parë ishte pikërisht Nacionalja ajo që publikoi draft-statutin e Asociacionit, që edhe më tutje shihet si pengesë e marrëveshjes finale.

