Gjini: Çdo vendim i kësaj legjislature do të përfundojë në Kushtetuese
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se cilido vendim i seancës konstituive, që do të mbahet sot, do të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese.
Ai ka bërë me dije se kjo do të ndodhë për shkak se këto vendime do të jenë të paligjshme.
Në emisionin “Debat Plus”, ai ka deklaruar se edhe nëse kjo legjislaturë e zgjedh presidentin, vendimi do të shkojë për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.
“Matematikisht ka gjasa që bëhen 80 deputetë që rrinë në sallë. Ama unë po iu tregoj që nuk ka kurrfarë gjasa më as teorike më, që kjo çështje nuk shkon në Gjykatë Kushtetuese. Çfarëdo vendimi që do të marrë ky Kuvend tash është jo kushtetues dhe i jashtëligjshëm. Edhe nëse kanë me zgjedh presidentin, do të shkoj në GJK dhe do të ndodh siç ka ndodh më herët, të shpallet null”, ka deklaruar Gjini.