Gani Geci: Kam vrarë për t'u vetëmbrojtur, në burg shkoj kur më thërrasin
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është dënuar me tri vjet e gjysmë burg për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.
Geci, aktin e kreu në njërën prej kafiterive të Skënderajt, ndërsa sipas tij këtë e ka bërë në vetëmbrojtje.
Këto deklarime i tha sërish edhe sonte në Pressing.
“Pretendimet tona, të mbrojtjes dhe të miat kanë qenë se ne kemi bë mbrojtje të nevojshme, në jurisprudencë njihet si mbrojtje putative, kur ti nuk e din çka po don me bë tjetri dhe mund ta mbrosh veten.
Unë jam i gatshëm që aktgjykimit të gjykatës së apelit t’i përgjigjem në çdo kohë, kurdo që ata e binë datën e fillimit të mbajtjes së vuajtjes së dënimit. Aktualisht jam i lirë, nuk ka një vendim tjetër që të shkojë të vuaj dënimin. Do të shkoj ta mbajë edhe 1 vjet e gjys burg kurdo që të më thërrasin”.
