Gani Geci e komenton deklaratën e Erdoganit për hyrje të Turqisë në Izrael, e përdor shprehjen e tij të famshme
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, e ka komentuar deklaratën e presidentit turk, Rexhep Erdogan, se Turqia mund të hyjë në Izrael. Geci këtë e ka bërë në lajmin e publikuar nga gazeta “Nacionale” në rrjetin “Facebook”, duke e përdorur shprehjen e tij të famshme.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të dielën se vendi i tij mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabak, edhe pse nuk tregoi se për çfarë lloji të ndërhyrjes e kishte fjalën.
“Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos mund t’ia bëjë këto gjëra qesharake Palestinës. Njësoj siç hymë në Karabak, njësoj siç hymë në Libi, ne mund t’ua bëjmë njësoj atyre [izraelitëve]” – tha presidenti turk në një takim të partisë së tij në vendlindjen e vet, Rize.
“Nuk ka asnjë arsye pse ne nuk mund ta bëjmë këtë... Ne duhet të jemi të fortë në mënyrë që të mund t’i bëjmë këta hapa” – shtoi Erdogani në një fjalim të transmetuar në televizion, përcjell gazeta "Nacionale".
Geci mësa duket u tall me deklaratën e presidentit turk, duke aluduar se Turqia nuk mund të hyjë në Izrael. Në linkun e publikuar nga gazeta “Nacionale”, ai i shkroi fjalët e tij të famshme: “Kur mun mun, kur smun smun! Kur smun duhet me prit!” Komenti i tij mori disa reagime.
Për ta lexuar raportin e plotë të gazetës "Nacionale" rreth deklaratës së Erdoganit, klikoni KËTU.