Edita Tahiri për Kurti II: Qeveri e territ - NACIONALE

Edita Tahiri për Kurti II: Qeveri e territ

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ndërsa, ish-shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, e cilëson Qeverinë Kurti si “qeveri të territ” sa i përket dialogut me Serbinë.

Në një deklarim dhënë Nacionales, Tahiri ka thënë se nga ky ekzekutiv mungojnë transparenca e llogaridhënia.

Tutje ajo shtoi se Kurti po i frikësohet përgjegjësisë.

Plotësisht mungon transparenca dhe llogaridhënia, praktikisht kjo është një qeveri e territ për sa i takon dialogut me palën serbe, në një anë dialogun me Serbinë, në të njëjtën kohë i frikësohet përgjegjësisë.

Mendoj që opozita duhet të kërkojë që qeveria të japë llogaridhënie në Parlamentin e Kosovës, para sa të bëhet vonë, apo para se të dëmtohen interesat nacionale të shtetit të Kosovës”, deklaroi Tahiri për Nacionalen.

Lajme të ngjashme