PDK mbledh kryesinë për hapat e ardhshëm, “shkeljet kushtetuese po cenojnë themelet e shtetit”
Kryesia e PDK-së ka diskutuar zhvillimet politike dhe hapat e ardhshëm të partisë.
Ajo vlerësoi se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit.
Sipas PDK-së, këto shkelje cenojnë themelet e Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar.
Kryetari Bedri Hamza tha se mbrojtja e Kushtetutës dhe institucioneve është përgjegjësi e përbashkët.
PDK-ja tha se do të vazhdojë veprimet për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe parlamentarizmit.