E dhimbshme: Mërgimtari vjen nga Zvicra për ta vizituar nënën, e gjen të vdekur në shtëpi - NACIONALE

E dhimbshme: Mërgimtari vjen nga Zvicra për ta vizituar nënën, e gjen të vdekur në shtëpi

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në fshatin Buqan të Pejës.

Një mërgimtar, që ka ardhur nga Zvicra për ta vizituar nënën, e ka gjetur atë të vdekur në shtëpi.

Të paktën kështu raporton Sinjali, që duke u thirrur në burimet e veta pranë emergjencës.

I biri ka telefonuar menjëherë ambulancën, e cila është paraqitur, por vetëm për ta konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe kanë nisur hetimet si “hetim i vdekjes”.

Lajme të ngjashme