'Dridhet' Peci: Kurti mos ta marrë kërkesë me çdo kusht që Haxhi Avdyli të jetë ministër - NACIONALE

'Dridhet' Peci: Kurti mos ta marrë kërkesë me çdo kusht që Haxhi Avdyli të jetë ministër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i GUXO njëherit edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk duhet ta marrë me çdo kusht kërkesën që deputeti Haxhi Avdyli të bëhet ministër i Shëndetësië.

Peci duket që është frikësuar paska për mënyrën se si mund ta merrte Albin Kurti kërkesën e partisë së tij për Avdylin duke thënë se përmendja e Avdylit për ministër të Shëndetësisë, nuk do të thotë që është me çdo kusht kërkesë e partisë së tij që të ketë edhe një ministër në Qeverinë Kurti, por vetëm shprehje e bindjeve.

Por, si do që të jetë ofrimi eventual i emrit të tij për Ministër të Shëndetësisë, vie në rrethana që thjesht në rast se Vetëvendosja kërkon që të kemi edhe një opinion, ose në rast se kanë vështirësi në përzgjedhjen e ndonjërit prej emrave që ka besimin e Vetëvendosjes. Personalitetin e Haxhi Avdylit e vlerësojnë në “Guxo”, por kjo nuk nënkupton as nuk duhet të merret si kërkesë me çdo kusht, thjesht është shprehje e mendimit dhe bindjeve të “Guxo-s”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Peci ka thënë se partneriteti me Vetëvendosjen në Qeveri është shumë i shëndosh dhe i bazuar në besim.

Ai ka thënë të gjithë deputetët kanë të drejtë që të shprehin mendimet e tyre, në këtë rast edhe deputeti Avdyli si i përfolur për postin e ministrit të Shëndetësisë.

Partneriteti ynë me VV-në është shumë i shëndoshë, i bazuar në besimin e ndjërsjelltë, ne kemi pasur edhe një marrëveshje fillestare dhe mendoj që duhet të interpretohet në mënyrën e drejtë. Deputët kanë edhe të drejtë legjitime që të shprehin mendimin e tyre”.

Megjithatë në çështje të negociatave dhe partneritetit ne jemi shumë të kujdesshëm dhe e respektojmë në maksimum dhe kemi besim e mirëkuptim me partnerin tonë, që nënkupton që ne kemi një formulë bashkëqeverisje të dakordësuar në fillim të mandatit, mirëpo zërat brenda partisë “Guxo” që e vlerësojnë personalitetin e Dr. Haxhi Avdyli menoj që janë normale, por si do që të jetë, thjeshtë edhe në prononcimin që bashkëkryetarja Donika Gërvalla ka pasur në njërën prej prezantimeve, e ka thënë shumë qartë se ne kemi besim dhe vlerësim për personalitetin e Dr. Haxhi Avdylit”, ka thënë ai.

Ndryshe javën e kaluar, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë pas 10 muajve në krye të saj.

Lajme të ngjashme