Camaj: Kosova ka përparuar shumë në 15 vjet pavarësi (VIDEO)
Pashko Camaj nga Shoqata Shqiptare "Vatra" ka folur për rrugëtimin e Kosovës në periudhën e paspavarësisë.
Në një paraqitje televizive në Klan Kosova, Camaj shtoi se në politikë 15 vite janë si 15 ditë.
Më pas pohoi faktin se vendi ynë ka shënuar hapa para në këtë epokë kohore.
“Kosova është një shtet i ri i formuar që 15 vite. Në aspektin historik 15 vjet janë si 15 ditë. Edhe Amerikës i ka marrë kohë disa dekada e ndoshta edhe qindra vjet në konsolidimin e demokracisë. Ashtu që edhe njerëzit duhet të kenë durim”.

