Eurodeputeti katalunas: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme - NACIONALE

Eurodeputeti katalunas: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, ka kritikuar shtetin e Spanjës sot në Parlamentin Evropian.

Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shpërndarë fjalimin e tij, ku e përkrah Kosovën.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme