Biden "dënon fuqishëm" sulmet me raketa të Rusisë
Presidenti amerikan Joe Biden ka “dënuar fuqishëm” sulmet raketore të Rusisë në Ukrainë këtë mëngjes.
Në një deklaratë, Biden tha: “Këto sulme vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan objektiva pa qëllime ushtarake. Ata demonstrojnë edhe një herë brutalitetin e plotë të luftës ilegale të Putinit ndaj popullit ukrainas”.
Udhëheqësi amerikan vazhdoi të shprehte ngushëllimet e tij për familjet dhe të dashurit e atyre që "u vranë pa kuptim".
“Këto sulme vetëm sa e përforcojnë më tej angazhimin tonë për të qëndruar me popullin e Ukrainës për aq kohë sa duhet”, shtoi ai.
“Përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë, ne do të vazhdojmë t'i imponojmë Rusisë kosto për agresionin e saj, do t'i mbajmë Putinin dhe Rusinë përgjegjëse për mizoritë dhe krimet e saj të luftës dhe do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për forcat ukrainase për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre. Ne përsëri i bëjmë thirrje Rusisë që të përfundojë menjëherë këtë agresion të paprovokuar dhe të largojë trupat e saj nga Ukraina”, u shpreh Biden. /Nacionale/

