Analisti ushtarak rus: Ukraina është një shoqëri e sëmurë psikiatrike - NACIONALE

Analisti ushtarak rus: Ukraina është një shoqëri e sëmurë psikiatrike

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një analist ushtarak rus e quajti Ukrainën një "shoqëri të sëmurë psikiatrike" në një program në televizionin shtetëror rus këtë mëngjes, pas një sulmi masiv me raketa në objektet energjetike dhe zonat e banuara në të gjithë Ukrainën.

Një video e shpërndarë në Twitter nga gazetari i BBC, Francis Scarr tregon Aleksandar Artamonov duke thënë në televizionin shtetëror rus se "sulmet duhet të vazhdojnë sistematikisht" pas sulmit të mëngjesit të sotëm.

Ukrainasit kanë frikë nga sulme të reja në qytete dhe infrastrukturë kritike pasi presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi me një përgjigje "të ashpër" "nëse sulmet ndaj Rusisë vazhdojnë".

"Sigurisht që sulmet duhet të vazhdojnë dhe në mënyrë sistematike, sepse për mendimin tim shoqëria ukrainase është aktualisht në një gjendje të sëmurë psikiatrike", tha Artamonov.

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm të madh raketor hakmarrës rus në të gjithë Ukrainën, i kryer si hakmarrje për sulmin në urën e Krimesë.

Policia ukrainase njoftoi se të paktën 60 persona u plagosën, duke shtuar se numri i të vrarëve dhe të plagosurve ka gjasa të rritet.

Më herët, autoritetet në Kiev njoftuan se vetëm në sulmin në atë qytet u vranë dhjetë persona. /Nacionale/

Lajme të ngjashme