Avokati Musa: Gjykata Speciale nuk po e bën atë për çka është themeluar - NACIONALE

Avokati Musa: Gjykata Speciale nuk po e bën atë për çka është themeluar

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Avokati i licencuar nga Specialja, Skender Musa ka thënë se Gjykata nuk po e bën për çka edhe është themeluar.

Në një paraqitje televizive, Musa tha se sipas rrugëtimit të deritanishëm, pritet që procesi gjyqësor të zgjasë 5 deri në 7 vjet.

Ndërkaq, nëse ka raste të tjera, mund të duhet edhe më tepër kohë.

“Afati është i papërcaktuar në bazë të kornizës ligjore është paraparë që derisa të përfundojnë të gjitha rastet nga prokurori special. Megjithatë, rastet që janë në procedurë do të marrin shumë kohë dhe mendoj që do të mund të zgjasin 5-7 vjet rastet aktuale. Ndodh që mund të ketë edhe të tjera raste”, ka thënë Musa në Info Magazine.

Lajme të ngjashme