Avokati kosovar: Në rastin "Stenta 2" Prokuroria manipuloi me dëshmitarët
Avokati kosovar Armend Shkoza ka komentuar çështjen gjyqësore të rastit "Stenta 2".
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Shkoza ka thënë se në këtë çështje Prokuroria ka manipuluar me qytetarët.
"Në këtë çështje penale, Prokuroria ka manipuluar me dëshmitarë duke i vënë në lajthim lidhur me objektin e dëshmisë së tyre. Dëshmitarët, qytetarë të ndershëm e të thjeshtë, janë hamendësuar se përmes ftesës publike të Prokurorisë do të realizojnë kërkesat e tyre pasurore për të cilat kanë shprehur se do të kompensoheshin nga Ministria e Shëndetësisë, janë përfshirë si dëshmitarë kundër kardiologëve më eminent që i ka Kosova", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Të akuzuarit në rastin “Stenta 2”, ngarkohen nga PSRK-ja me veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.
Sipas aktakuzës së PSKR-së, të cilën e transmeton Betimi për Drejtësi, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga 1 janari 2011 e deri më 31 dhjetor 2015, duke vepruar në bashkëkryerje nga pozita e mjekëve në SHSKUK, kanë keqpërdorur pozitat dhe autoritetin e tyre zyrtar, në atë mënyrë që duke i tejkaluar kompetencat e tyre si anëtarë të komisioneve konziliare të Klinikës së Kardiologjisë, me dashje dhe dijeni ua kanë lëshuar letrat referuese për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore së paku 233 persona edhe pse të njëjtit i kishin kryer trajtimet mjekësore.
