Avokati i Lushtakëve akuzon policin - Djalit të gjeneralit deshi t'i thotë: “Për Skënderaj unë jam boss” - NACIONALE

Avokati i Lushtakëve akuzon policin - Djalit të gjeneralit deshi t'i thotë: “Për Skënderaj unë jam boss”

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Avokati i Arif Lushtakut, Haxhi Millaku, ka folur për çështjen e plagosjes në Skënderaj.

Millaku, ka treguar versionin e tij të ngjarjes, duke thënë, gjithnjë sipas tij, se ka pasur edhe konfrontime verbale.

“Se ka pasë me vete tiketën, i thirr kolegët e tjerë me ia pru që me ia shqiptu gjobën, me këtë dua të them se çka është, e ekspozon djalin e gjeneralit se “ja kush jam unë, unë jam autoriteti, ti s'e ke lidh rrypin, po unë nuk të lëshoj, për Skenderaj unë jam boss”, tha Millaku në Frontal.

Kujtojmë se Prokuroria ka marrë vendim që Nuredin Lushtaku dhe të tjerët të shkojnë në paraburgim për 30-ditë.

Lajme të ngjashme