Apeli ia ul dënimin Shaban Gogajt për vrasjen e Agonis Tetajt: Nga 7 vjet e gjysmë, në 6 e gjysmë
Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin Shaban Gogajt, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt.
Gogaj ishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj dënim unik për vrasjen e Tetajt dhe për armëmbajtje pa leje.
Megjithatë, Gjykata e Apelit ia ka ulur nga tri vjet, në dy, dënimn për armëmbajtje pa leje.
Si rezultat, dënimi unik është 6 vjet e 6 muaj.