Analisti Demi pretendon që pushimet verore dëmtojnë nxënësit e varfër, por pretendon se kjo nuk vlen në Kosovë - NACIONALE

Analisti Demi pretendon që pushimet verore dëmtojnë nxënësit e varfër, por pretendon se kjo nuk vlen në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agron Demi nga Instituti GAP, ka pretendon që pushimet verore dëmtojnë nxënesit e varfarë, mirëpo, kjo gjë sipas tij nuk vlen në Kosovë.

Ai ka thënë se të gjithë nxënësit në Kosovë vuajnë, si ata të familjeve të pasura edhe ata të familjeve të varfëra.

Tash, në rastin e Kosovës, ku përveç dy muajve pushim i shtohen edhe javë të tëra me greva, nxënësit e klasave të ulëta ju bjen me mësu alfabetin prej fillimit. Tek ne këtë e vuajnë të gjithë nxënësit, si të familjeve të pasuna si ato të varfuna, ngase nuk është se kemi ndonjë kulturë të përhapun që fëmijët të dërgohen në kurse jashtë shkollore.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

Pushimet e gjata të verës kanë ndikim negativ tek fëmijët e klasëve të ulëta, sidomos tek ata nga familjet e varfuna. Në librin 'Outliers' Malcolm Gladëell pasqyron një studim se si përgjatë muajve shtator deri qershor kur mbahet mësimi, nxënësit që vijnë nga familjet e varfuna performojnë më mirë në mësime se nxënësit nga familjet e pasuna.

Por, gjithçka ndryshon gjatë pushimeve të verës. Gjatë pushimit, derisa nxënësit e familjeve të varfuna pauzojnë nga mësimi, nxënësit nga familjet e pasura mbajnë kurse plotësuese dhe kështu nuk shkëputen nga të nxënit. Me kalimin e viteve kjo krijon një hendek të madh mes të pasunve dhe të varfunve.

Tash, në rastin e Kosovës, ku përveç dy muajve pushim i shtohen edhe javë të tëra me greva, nxënësit e klasave të ulëta ju bjen me mësu alfabetin prej fillimit. Tek ne këtë e vuajnë të gjithë nxënësit, si të familjeve të pasuna si ato të varfuna, ngase nuk është se kemi ndonjë kulturë të përhapun që fëmijët të dërgohen në kurse jashtë shkollore.

Lajme të ngjashme