Ambasadori amerikan për Kodin Civil: U zhgënjyem nga ajo që dëgjuam, s’ishte gjuhë e përshtatshme për në Kuvend - NACIONALE

Ambasadori amerikan për Kodin Civil: U zhgënjyem nga ajo që dëgjuam, s’ishte gjuhë e përshtatshme për në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur për Kodin Civil që lejon martesën mes gjinive të njëjta.

Ai në një intervistë për ATV ka thënë se SHBA dhe partnerët tjerë kanë punuar në Kosovë për përditësimin e Kodit Ciivil.

Ambasadori amerikan ka thënë se janë të zhgënjyer nga ajo që dëgjuan kur Kodi Civil u hodh për votim në Kuvend, sidomos nga disa qytetarë.

Ai tha se gjuha e folur nuk ishte e përshtatshme për Kuvend dhe se shpreson që në të ardhmën, deputetet do të jenë më të kujdesshëm.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë kanë punuar me një numër të autoriteteve në Kosovë për të ndihmuar në përditësimin e Kodit Civil të Kosovës. Është ligj i nevojshëm sepse ky vend ka nevojë për një Kod Civil të shekullit XXI, të cilin nuk e ka momentalisht. Kur doli për herë të parë në Kuvend, ishim të zhgënjyer nga një pjesë e retorikës që e dëgjuam, veçanërisht lidhur me disa qytetarë të Kosovës që janë homoseksualë. Nuk menduam se ajo ishte gjuhë e përshtatshme për një Kuvend dhe do të shpresonin që gjuha në të ardhmen të jetë më e kujdesshme. Gjithashtu, shpresojmë që Kodi Civil të miratohet. Do të ishte e rëndësishme për këtë vend dhe përparimin e tij”, tha në fund Hovenier.

Lajme të ngjashme