Aktivisti socialist: Kurti lëshon pe në gjithçka, do të provojë ta zbatojë edhe Asociacionin - NACIONALE

Aktivisti socialist: Kurti lëshon pe në gjithçka, do të provojë ta zbatojë edhe Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka reaguar pas modifikimit të vendimit të Qeverisë, ku Kryeministri Kurti e kumtoi, se nga 1 nëntori do të ketë vetëm “qortim”, kurse konfiskim të targave tek në muajin prill.

Ahmeti në Facebook ka shkruar se Kurti po lëshon pe në gjithçka, përkundër fjalëve të tij.

Premtonte që nuk takohet me Vuciqin, u takua me Vuciqin. Nuk i respektoj marrëveshjet e kaluara, po i zbaton krejt. Nuk ka qarkullim pa targa KS prej 31 tetorit, u tërhoq. Pra Kurti lëshon pe në gjithçka përkundër fjalëve të tij. Në këtë forme do të provoj ta zbatoj edhe asociacionin. Vetëm rezistenca qytetare mund ta ndal Kurtin nga implementimi i kësaj marrëveshje të dëmshme. Duhet te bëhemi bashkë e ta kundërshtojmë”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme