Aktivisti i VV-së nga Ferizaj thotë se zgjedhjet në parti po mbahen në mënyrë "JO demokratike" - NACIONALE

Aktivisti i VV-së nga Ferizaj thotë se zgjedhjet në parti po mbahen në mënyrë "JO demokratike"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Vetëvendosjes, Driton Ramadani, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po voton në mënyrë jo demokratike.

Ramadani ka kërkuar nga aktivistët që të mos e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar pasi sipas tij, procesi është jodemokratik.

Ramadani në bazë të fotografive në Facebook, del që është përkrahës i deputetit Valon Ramadani që u përjashtua nga gara për kryetar të degës së VV-së në Ferizaj.

Ndryshe VV sot po mban zgjedhjet e brendshme. Në garë për të parin e VV-së është vetëm Albin Kurti.

Shkrimi i tij i plotë:

Të dashur anëtarë e aktivist!

Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! FERIZAJ voton në mënyrë JO demokratike për strukturat e saja për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

MOS E Shfrytëzoni të drejtën tuaj për të marrë pjesë në proces Jo demokratike

Lëvizja Vetëvendosje-Ferizaj

Lajme të ngjashme