30 ditë paraburgim për dy francezët që u kapën nga Policia e Kosovës në një veturë me targa ruse - NACIONALE

30 ditë paraburgim për dy francezët që u kapën nga Policia e Kosovës në një veturë me targa ruse

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ishin me veturë "Land Rover" me targa ruse.

Policia e Kosovës para dy ditësh arrestoi dy francezë që hynë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Ndërkaq sot, Prokuroria Themelore e Mitrovicës në Leposaviq ka marrë vendim që të dytë të dërgohen në paraburgim 30 ditor.

Në njoftimin e policisë u tha gjithashtu se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kanë hyrë në Kosovë, me ç’rast të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare”.

Më poshtë edhe postimi i djeshëm i autoriteteve kosovare.

Lajme të ngjashme