2000 euro metri, mbi 1 milion të rinj: Buja tregon pse do të rritet edhe më shumë çmimi i banimit në Kosovë - NACIONALE

2000 euro metri, mbi 1 milion të rinj: Buja tregon pse do të rritet edhe më shumë çmimi i banimit në Kosovë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryeredaktori i Nacionales, Jetlir Buja ka kritikuar çmimet e larta të banimit në vendin tonë.

Përmes një video-adresimi, ai shfaqi bindjet e tij lidhur me këtë çështje, ndërsa shpalosi mendimin se prej nga rrjedh kjo situatë siç e etiketon ai, alarmante.

Buja, për më tepër mendon se ky problem do të jetë edhe më i madh viteve në vijim, për shkak se kërkesat për banesa do të rriten edhe më shumë, ndërsa për bazë mori moshën e rreth 70% të popullsisë, e që është nën 34.

"Çmimi i një banesë në Prishtinë, në një lagje të lodhtë, një banese të lodhtë shkon 1500 deri në 2000 metri-katror. Kjo nuk është aspak normale, krahasuar me standardet me të cilat ofrohen. Por, kjo nuk është më e keqja në ardhje. Kosova është vendi më i ri në Evropë, rreth 70% e popullsisë i takon moshës nën 34-vjeçare.

Pra, rreth 1 milion 95 mijë njerëz. Kjo nënkupton që kërkesa për banim veç sa do të rritet. Çmimet veç sa do të rriten. Por, ka edhe fakte tjera që na tregojnë që gjendja është njëmend alarmante", tha ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe adresimi i plotë:

Lajme të ngjashme