Shtrenjtohet çimento - çmimet e banesave prekin shifra stratosferike
Çmimi i çimentos rritet për 20 për qind. Kompania Sharrcem pretendoi se duhej të rriste çmimin në 129 euro për ton për shkak të rritjes globale të kostove të energjisë.
Ndërtuesit pretendojnë se kjo është krejtësisht e rreme. Ata pohojnë se vlera e këtij produkti në Kosovë u bë gati sa në perëndim, atje ku standardet janë shumë më të larta, shkruan Klan Kosova.
Kostoja e pasurive të paluajtshme do të rritet si pasojë e kësaj rrethane, për të cilën investitorët pretendojnë se do të sjellë rënie të shitjeve.