Njerëzit po paralajmërohen të mos vishen si vrasësi më famëkeq i historisë për Halloween - NACIONALE

Njerëzit po paralajmërohen të mos vishen si vrasësi më famëkeq i historisë për Halloween

1 vit më parë

nga NACIONALE

Monster: The Jeffrey Dahmer Story, i cili luhet nga Evan Peters në rolin kryesor të vrasësit serik famëkeq, Jeffrey Dahmer, ka rrëmbyer vendin e parë në Netflix, pas publikimit javën e kaluar.

Shikoni trailerin e serialit tmerrues më poshtë.

Por, derisa Halloween po afrohet, njerëzit po paralajmërohen të mos vishen si vrasësi famëkeq, i cili ishte përgjegjës për vrasjen e 17 burrave mes viteve 1978 dhe 1991.

Disa shikues shfrytëzuan Twitterin për të ndarë shqetësimet e tyre për kohën e popullaritetit të serialit, dhe mundësinë që njerëzit të imitojnë vrasësin serik në emër të festës së famshme.

Një shfrytëzuese e rrjeteve sociale me emrin Nicole Murray, ndau mendimin e saj në mundësinë, duke shkruar: "Mungesa konstante e keqardhjes për viktimat e Dahmer në rrjetet sociale më bën të besoj se shumë njerëz do të vishen si Jeffrey Dahmer dhe viktimat e tij për Halloween dhe kjo është kaq e tmerrshme".



"Dhe kujtoni, të vishesh si Ted Bundy apo çfarëdo vrasësi serik nuk është njejtë si të vishesh si një vrasës fiktiv", shkroi një tjetër shfrytëzues.

"Aq më shumë, me serialin që sapo ka dalë, nuk dua të shoh një Jeffrey Dahmer të dreqit për Halloween".



"Njerëz të bardhë, mos u vishni si Jeffrey Dahmer për Halloëeen këtë vit",
një person i tretë, Dee Holt, shkroi.

I katërti tha: "Meqë është zyrtarisht tetori, mendoj se njerëzve duhet t'u kujtohet që vrasësit serik nuk janë kostum Halloweeni".

Dhe një shfrytëzues i pestë, @g0thëannabe potencoi: "Askush nuk dëshiron ta shoh të dashurin tënd thatanik të veshur si Jeffrey Dahmer. Njerëz të vërtetë janë ende të afektuar. Trauma e viktimave nuk është kostum për Halloween".



Derisa mund të duket e tepërt që njerëzit të duan të vishen si vrasësi i dënuar vetëm për shkak të një seriali televiziv, nuk është hera e parë që një serial i Netflixit ka influencuar kostumet e Halloëeenit të njerëzve.

Vitin e kaluar, Squid Game shkaktoi stuhi nëpër botë, duke u bërë një prej projekteve më të shikuara në histori të platformës. Seriali madje arriti të mbetej në top dhjetëshe deri në fund të nëntorit të vitit 2021.

Dhe kjo nxiti një valë të kompanive të kostumeve, me kostumin ikonik të gjelbër të serialit që u shndërrua në një prej kostumeve më të përdorura të Halloëeenit.

Kostumografja kineze, Zheijang Province, tha për 'Global Times' se shitjet ditore të kostumeve të ndryshme nga seriali arritën në 3 mijë në ditë, pas ngritjes së serialit.

Dhe një tjetër punonjës kinez, në provincën e Guangdong, tha se fabrika u desh të punonte "edhe pas orarit" për të plotësuar kërkesat.

Lajme të ngjashme