Nëna e vrasësit më famëkeq në histori tha se i biri 'nuk donte të lëndonte' askë dhe nuk është monstrum - NACIONALE

Nëna e vrasësit më famëkeq në histori tha se i biri 'nuk donte të lëndonte' askë dhe nuk është monstrum

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nëna e Jeffrey Dahmer, njërit prej vrasësve më famëkeq i cili vriste dhe hante mishin e viktimave, shpjegoi para se të vdiste se e donte të birin dhe tha se ai "nuk donte ta lëndonte askë".

Jeffrey vrau 17 persona, i sulmoi seksualisht dhe kreu kanibalizma mbi viktimat e tij, por kjo është nëna e tij fundja.

Me një anë një deklaratë false që kishte dhënë në të kaluarën, është e vështirë të mos ndjesh keqardhje për zonjën Dahmer.

Ajo i ka pasur vështirësitë e veta, kur marrim parasysh se biri i saj doli të jetë një prej vrasësve më djallëzor në histori.

Dhe spektakli i 'Netflix', Dahmer - Monster: Jeffrey Dahmer Story vazhdon të jetë sukses i madh në platformën transmetuese, e tërë familja Dahmer është nën mikroskop dhe kjo nënkupton edhe fjalët e Joyce Dahmer për birin e saj para se të vdiste.

Në fakt, ajo kishte shumë probleme mendore kur Jeffrey ishte fëmijë, derisa gëzoi vetëm një marrëdhënie të distancuar me të birin.

Ndoshta kjo pati efekt në të përgjatë viteve fromësuese, ose ndoshta do të ndodhte pa marrë parasysh, kush e di?

Sidoqoftë, pasi krimet e tij dolën në dritë ajo e gjeti të vështirë ta kuptonte dhe përballonte atë që ai kishte bërë.

Besohet se ajo gjithashtu u mundua të vriste veten në skenë, gjë që të jep njëfarë nënvizimi si mund të jetë ndjerë.



Në një intervistë të rrallë me Hard Copy, Joyce eventualisht zbuloi si ndihet për të birin.

Ajo tha: "E di se tingëllon çuditshëm por ai nuk deshi ta lëndonte askë.

"Ende e dua birin tim.



"Jeff ishte viktimë e kompulsionit. Një obsesion".


Ao gjithashtu tha se i biri është dashur të ndihmohej derisa ishte në burg, ku eventualisht u vra nga një tjetër i burgosur.

"Ai nuk është monstrum, është qenie njerëzore dhe mendoj se meriton ndihmë",
tha ajo.



Derisa Joyce vdiq në moshën 64-vjeçare në vitin 2000, biri i saj u vra nga një i burgosur tjetër me emrin Christopher Scarver më 1994.

Pas vdekje së Dahmer, babai i tij, Lionel dha një intervistë në të cilën ofroi këshilla për prindërit që të bëjnë kujdes me shenja të ngjashme te fëmijët e tyre.

Ai tha: "Dua t'u tregoj prindërve çka duhet të shikojnë kur rrisin fëmijët.

"Një nga gjërat që do të doja t'u them prindërve është të mos e shpërfillni ndrojtjen.

"Flisni thellë dhe intensivisht".

Lajme të ngjashme