Izium, zhvarrosen 436 trupa nga një varr masiv pas tërheqjes ruse - NACIONALE

Izium, zhvarrosen 436 trupa nga një varr masiv pas tërheqjes ruse

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Guverantori i rajonit Kharkiv, ka njoftuar se qindra trupa janë zhvarrosur nga një varr masiv në qytetin e rimarrë të Izium.

Oleh Synyehubov u tha gazetarëve të premten se 30 nga 436 kufomat kishin shenja torture.

Varri masiv u zbulua pasi trupat ukrainase rimorën Izium më 10 shtator. Sipas Synyehubov, në vend janë lokalizuar edhe tre varre të tjera masive.

Zhvarrosja vjen pasi OKB-ja tha se Rusia kishte kryer krime lufte në Ukrainë, duke përfshirë ekzekutime, përdhunime dhe tortura.

Erik Mose, i cili drejton Komisionin Hetimor për Ukrainën, i tha Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë se trupat e Moskës ishin fajtore për një "numër të madh" krimesh.

Ai bëri të ditur se nga hetimet ishin gjetur vetëm dy raste keqtrajtimi të ukrainasëve nda ushtarëve rusë.

Kujtojmë se, gjatë ditës së sotme ka nisur edhe mbajtja e referendumeve në katër zona të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia.

Rezultatet e tyre pritet të shpallen të martën dhe ka të ngjarë të përshkallëzojnë në mënyrë dramatike luftën shtatë-mujore, pasi ekspertët kanë frikë se Putini do të përdorë rezultatet e referendumit për të justifikuar "vetëmbrojtjen".

Lajme të ngjashme