Pamje nga ikja e rusëve, radhë kilometrike në kufirin Rusi-Gjeorgji - NACIONALE

Pamje nga ikja e rusëve, radhë kilometrike në kufirin Rusi-Gjeorgji

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Disa pamje të publikuara nga The Guardian, tregojnë radhë të gjata automjetesh në një pikë kontrolli në kufirin Rusi-Gjeorgji, një rrugë e njohur e përdorur nga rusët për t'u larguar nga vendi.

Kujtojmë se vendimi i së mërkurës i presidentit rus Vladimir Putin për të shpallur mobilizimin e parë që nga Lufta e Dytë Botërore ka çuar në një nxitim midis burrave të moshës ushtarake për t'u larguar nga Rusia.

Ndërsa një pjesë e madhe e njerëzve kundër këtij mobilizimi kanë dalë në protesta që kanë çuar në mijëra të arrestuar, shumë të tjerë janë në përpjekje për tu larguar nga vendi.

Sipas raportimeve, të gjitha pikat kufitare të Rusisë janë pushtuar nga fluksi i papritur i rusëve që kërkojnë një rrugëdalje.

Lajme të ngjashme