Thirrja ushtarake në Rusi, të rinjtë mendojnë thyerjen e gjymtyrëve për të shmangur luftën - NACIONALE

Thirrja ushtarake në Rusi, të rinjtë mendojnë thyerjen e gjymtyrëve për të shmangur luftën

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Pas thirrjes ushtarake nga presidenti Vladimir Putin, për të luftuar në Ukrainë, shumë njerëz janë në përpjekje për t’u larguar nga vendi ndërsa shumë kanë nisur të mendojnë mënyra të tjera për të shmangur pjesëmarrjen.

Ditën e mërkurë, presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak, ku mund të thirren 300,000 njerëz për të shërbyer në luftë, e kjo bëri krijimin e radhëve të gjata pranë kufijve rus më shtetet e tjera.

Edhe pse Kremlini i quan të ekzagjeruara raportet për arratisjen e burrave nga vendi, një burrë, i cili nuk donte të emërohej, tha për BBC-në se ai kishte rrëmbyer pasaportën dhe ishte nisur drejt kufirit, pa paketuar asgjë tjetër, menjëherë pas njoftimit - sepse ai ra në grupin që mund të dërgohej në luftë.

Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Ndërsa, Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km me Rusinë, kërkon një vizë për udhëtim dhe gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës - por tha se ishte në një nivel të menaxhueshëm.

Destinacione të tjera të arritshme me ajër - si Stambolli, Beogradi ose Dubai - kanë parë që çmimet e biletave janë rritur në qiell menjëherë pas shpalljes së thirrjes ushtarake, me disa destinacione të shitura plotësisht. Mediat turke kanë raportuar për një rritje të madhe të shitjeve të biletave me një drejtim, ndërsa fluturimet e mbetura drejt destinacioneve pa viza mund të kushtojnë mijëra euro.

Sergei - jo emri i tij i vërtetë - tashmë është thirrur.

Studenti dhe pedagogu 26-vjeçar i doktoraturës po priste një dërgesë të sendeve ushqimore një natë para fjalimit të Putinit, kur dy burra mbërritën me rroba civile duke i dorëzuar atij letrat ushtarake për të nënshkruar.

Kremlini tha se vetëm njerëzit që kishin kryer shërbimin e tyre ushtarak dhe kishin aftësi të veçanta dhe përvojë luftarake do të thirreshin.

Por Sergei nuk ka përvojë ushtarake dhe njerku i tij është i shqetësuar, pasi shmangia e draftit është një vepër penale në Rusi.

Ai tha se “do të thyej krahun, këmbën... çdo gjë për të shmangur draftin".

Thirrja e Putinit ka ndezur protesta në qytetet kryesore ruse, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun të martën, duke rezultuar në një raportim të 1,300 arrestimeve.

Ka pasur gjithashtu raporte nga Rusia se disa prej të arrestuarve për protesta u ishin dorëzuar draft dokumentet ndërsa ishin në paraburgim në stacionet e policisë.

Lajme të ngjashme