Gazeta e pavarur ruse: Plani është që të thirren një milion qytetarë në luftë - NACIONALE

Gazeta e pavarur ruse: Plani është që të thirren një milion qytetarë në luftë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një milion qytetarë rusë mund të thirren për të luftuar në Ukrainë si pjesë e planit të presidentit Vladimir Putin për mobilizim, sipas një raporti të gazetës së njohur ruse, “Novaya Gazeta”.

Në një adresim televiziv para kombit të mërkurën, presidenti rus tha se shërbimi ushtarak do të vlejë vetëm për “qytetarët që tash për tash janë në rezervë, sidomos ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura, që kanë profesione të caktuara ushtarake dhe përvojë përkatëse”.

Pak pas njoftimit të Putinit, ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se 300.000 rusë mund të thirren si pjesë e mobilizimit, që do të vlejë për “ata me përvojë të mëparshme ushtarake”.

“Këta nuk janë njerëz që kurrë nuk kanë parë ose dëgjuar ndonjë gjë për ushtrinë”, tha ministri, duke shtuar se studentët mund ta vazhdojnë studimin.

Sidoqoftë, gazeta e pavarur ruse që po operon në ekzil, “Novaya Gazeta”, ka cituar një zyrtar të paidentifikuar në qeverinë e Putinit të ketë thënë se plani i vërtetë është që të thirren një milion njerëz.

Burimi i tha kësaj gazete se përmes një paragrafi të shtatë, të klasifikuar, në dekretin e nënshkruar të mërkurën nga presidenti rus, lejohet që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë për të thirrur një milion njerëz.

Çfarë do të thotë në praktikë mobilizimi i Putinit?

Rusia planifikon të thërrasë rreth 300 mijë rezervistë, domethënë njerëz që kanë kaluar trajnime ushtarake dhe, siç theksoi Putin, kanë aftësitë e specializuara që i duhen ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë. Kjo do të thotë se oficerët rezervë, disa prej të cilëve janë mbi 60 vjeç, do të nxirren nga pensioni dhe do të dërgohen në Ukrainë.

Rusia, të paktën teorikisht, mund të mobilizojë rreth 25 milionë njerëz në shërbimin ushtarak, por ky opsion ende nuk është duke u shqyrtuar. Si Putin ashtu edhe ministri i tij i Mbrojtjes Sergei Shoigu kanë theksuar se rekrutët nuk do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Shoigu tha se nevojiten trupa shtesë për të mbrojtur vijën e frontit, e cila shtrihet për rreth 1000 kilometra. Mobilizimi do të zgjasë me muaj dhe Putin, na kujton BBC, ka thënë vazhdimisht se Rusia është gati për një konflikt afatgjatë.

Reuters kujton se ky është mobilizimi i parë në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore, por gjithashtu thekson se Kremlini dërgoi mijëra rekrut për të luftuar në Afganistan në vitet 1980 dhe më vonë në Çeçeni. Shumë rekrut të trajnuar dobët u vranë në ato luftëra, kështu që këtë herë Kremlini është i dëshpëruar për të shmangur nxitjen e ndjenjave kundër luftës në popullatën ruse./Nacionale

Lajme të ngjashme