Pamje: Kolonë disa kilometra në kufirin Rusi – Finlandë, rusët po ikin nga mobilizimi - NACIONALE

Pamje: Kolonë disa kilometra në kufirin Rusi – Finlandë, rusët po ikin nga mobilizimi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Roja Kufitare Finlandeze tha enjten në mëngjes se trafiku në kufirin lindor të vendit me Rusinë është intensifikuar gjatë natës, duke shtuar se situata është nën kontroll.

“Numri qartazi është rritur. Është një numër i jashtëzakonshëm në kuptimin që (pikëkalimi kufitar) është qartazi më i ngarkuar”, tha për agjencinë “Reuters” drejtori i çështjeve ndërkombëtare në Rojën Kufitare Finlandeze, Matti Pitkaniitty.

Finlanda është duke e vëzhguar nga afër situatën në Rusinë fqinje pas urdhrit të presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizim ushtarak, tha të mërkurën ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Antti Kaikkonen.

Njoftimi i Putinit, i bërë në një adresim televizion të mërkurën në mëngjes, shkaktoi frikë se disa burra të moshës për luftë nuk do të lejohen që të largohen nga vendi dhe nxiti shitje të shpejtë të biletave njëdrejtimëshe të aeroplanëve për të dalë nga Rusia.

Zyrtari kufitar finlandez tha se 4.824 rusë u futën në Finlandë përmes kufirit lindor të mërkurën, dukshëm më shumë se 3.133 një javë më parë.

Në pjesën veriore të Norvegjisë, nuk ka pasur ndryshim të numrit të rusëve që e kanë kaluar kufirin, i tha agjencisë “Reuters” një zyrtar policor i këtij shteti.

Ndërkohë mediumi britanik, “Express”, ka publikuar një video ku shihet kolona të gjata të veturave në kufirin mes Rusisë dhe Finlandës. Veturat janë nisur drejt Finlandës nga Rusia.

Kliko KËTU për ta shikuar videon.

Ky medium raporton se kolona e veturave në kufi ka shkuar në 35 kilometra, pasi rusët po mundohen që të ikin nga urdhri për mobilizim ushtarak.

Estonia dhe Letonia, shtete që gjithashtu kufizohen me Rusinë, njoftuan para vendimit të Rusisë për mobilizim se kalimi i kufirit për civilët rusë do të kufizohet.

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, deklaroi se vendi i tij do të mbetet i prerë sa i përket kalimit të kufirit dhe nuk do t’u japë viza urgjente atyre që ikin nga mobilizimi.

Në anën tjetër, Finlanda ka mbetur e hapur për rusët që kanë viza Schengen, duke mbetur territori i vetëm me kufi tokësor që do t’ua mundësonte rusëve hyrjen në BE./Nacionale

Lajme të ngjashme