Wuhani mbyllet sërish, miliona njerëz në izolim pas rasteve të reja me Covid - NACIONALE

Wuhani mbyllet sërish, miliona njerëz në izolim pas rasteve të reja me Covid

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pothuajse një milion njerëz në një periferi të Wuhan - qyteti qendror i Kinës ku u regjistrua për herë të parë koronavirusi - janë vendosur nën izolim.

Banorët e rrethit Jiangxia janë urdhëruar të qëndrojnë brenda shtëpive ose komplekseve të tyre për tre ditë pas zbulimit të katër rasteve asimptomatike Covid.

Kina është një vend që ndjek një strategji "zero Covid", duke përfshirë testimin masiv, rregullat strikte të izolimit dhe bllokimet lokale. Gjë që ka sjellë në shumë më pak vdekje sesa në vende të tjera.

Megjithatë, kjo strategji po përballet me kundërshtime të shumta nga njerëzit dhe bizneset.

Dy ditë më parë pas testimit të rregullt, në Wuhan – qytet me 12 milionë banorë u zbuluan dy raste asimptomatike, ndërsa dy të tjera përmes gjurmimit të kontaktit. E menjëherë pas në vend u dha urdhëri për bllokim.

Wuhan u bë i njohur në të gjithë botën në fillim të vitit 2020 si vendi i parë që shkencëtarët zbuluan koronavirusin e ri - dhe qyteti i parë që u vu nën masa të ashpra kufizuese.

Në atë kohë, bota ishte e tronditur nga bllokimi i rreptë, por shumë qytete dhe vende u detyruan shpejt të vendosin masa të ngjashme.

Më vonë, Kina u bë e njohur si një histori suksesi Covid, me kufizime të hequra shumë më herët se në shumë vende të tjera. Por kjo ndryshoi përsëri, me Kinën që ndjek një strategji "zero Covid" që rezulton në bllokime të shpeshta lokale, në vend që të përpiqet të jetojë me virusin siç po bëjnë shumica e vendeve të tjera.

Në fillim të kësaj jave, shkencëtarët thanë se kishte "prova bindëse" që tregu i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra Huanan në Wuhan ishte në qendër të shpërthimit të Covid.

Një nga studimet tregon se rastet më të hershme të njohura u grumbulluan rreth atij tregu. Ndërsa, tjetri përdor informacionin gjenetik për të gjurmuar kohën e shpërthimit, që sugjeron se në nëntor ose në fillim të dhjetorit kishte dy variante te njerëzit.

Studiuesit thanë se bashku se këto prova sugjerojnë se virusi ishte i pranishëm te gjitarët e gjallë që janë shitur në tregun Huanan në fund të vitit 2019. Ata thanë se ai u transmetua te njerëzit që punonin ose bënin pazar atje në dy "ngjarje të ndara", ku një njeri kontraktoi virusin nga një kafshë.

Një nga studiuesit e përfshirë, virologu Prof David Robertson nga Universiteti i Glasgow, i tha BBC News se ai shpresonte se studimet do të "korrigjonin të dhënat e rreme se virusi erdhi nga një laborator".

Sipas Universitetit Johns Hopkins të Amerikës, Kina ka parë më shumë se 2.2 milionë raste dhe 14,720 vdekje nga virusi që nga fillimi i pandemisë në vitin 2019.

Lajme të ngjashme